Arbëri

KE-ja ndryshon raportin, heq pjesën ku i kërkonte Malit të Zi e Maqedonisë që t’i vënë viza Kosovës

 

Komisioni Evropian ka bërë ndryshim të raportit, në të cilin kishte kërkuar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që të vendosnin regjim të vizave më Kosovën.

Në raportin e pestë të KE-së nën mekanizmin për pezullim të vizave, i cili i ishte dorëzuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, fillimisht ishte propozuar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut t’i vendosnin regjim vizash disa shteteve, në mesin e tyre edhe Kosovës.