Tjetër shpërthim te Tre Rrokaqiejt në veri

- 20:44Tjetër shpërthim te Tre Rrokaqiejt në veri
- 19:32Policët e Kosovës dhe EULEX-i rrethojnë zyrën e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut
- 17:25Shpërthim i fortë afër zyrës së KKZ-së në Mitrovicën e Veriut
- 16:51Policia konfirmon shpërthimet në veri, nuk ka të lënduar
- 15:03Raportohet për shpërthime në veri, zyrtarëve të zgjedhjeve u pamundësohet puna
Tjetër shpërthim te Tre Rrokaqiejt në veri
Një tjetër shpërthim ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur Tre Rrokaqiejt në Mitrovicën e Veriut.
Gazetari i KOHËS, Fitim Gashi, raporton se shpërthimi ndodhi para zyrës së KKZ-së ku po qëndrojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe EULEX-i. Gashi ishte afër vendit ku ndodhi shpërthimi.
Edhe më herët u raportua për një shpërthim tjetër me shok-bombë në vendin e ngjashëm.
Policët e Kosovës dhe EULEX-i rrethojnë zyrën e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it janë vendosur para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Brenda kësaj zyre dyshohet për një mjet të pashpërthyer.



Shpërthim i fortë afër zyrës së KKZ-së në Mitrovicën e Veriut
Një tjetër shpërthim i fortë ka ndodhur afër zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në orët e para të mbrëmjes të së martës, në vendin e njohur si Tre Rrokaqiejt.
Gazetari i KOHËS, Fitim Gashi, i cili ndodhet në veri, ka njoftuar se shpërthimi ishte tejet i fuqishëm.
Shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur shpërthime e shkrepje armësh, por nuk është raportuar për të lënduar. Janë demoluar orenditë e zyrës së KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.
Zyrtarët zgjedhorë ia mësyn zyrave të KKZ-ve sot për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore. Por ata u kthyen mbrapsht pas shpërthimeve të shumta.
Policia konfirmon shpërthimet në veri, nuk ka të lënduar
Policia e Kosovës ka raportuar se në orët e pasdites dyshohet se ka pasur shkrepje armësh e shpërthime në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut, por nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Po ashtu është thënë se protestuesit kanë demoluar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor.
“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve”, thuhet nga Policia.
Policia ka thënë se njësitet policore kishin shoqëruar zyrtarët komunalë zgjedhorë në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut.
Ndërsa pati disa incidente.
Raportohet për shpërthime në veri, zyrtarëve të zgjedhjeve u pamundësohet puna
Disa shpërthime raportohet të kenë ndodhur të martën në mesditë në objektin e Komunës së Zubin-Potokut në veri të Kosovës, në momentin kur zyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor kanë tentuar të hyjnë në objekt. Po ashtu, edhe zyra e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut është demoluar. Si pasojë, zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u është pamundësuar kryerja e punës së tyre.
Mësohet se menjëherë janë lëshuar alarmet e rrezikut.
Institucionet përgjegjëse nuk kanë konfirmuar shpërthimet.
Ndërkaq zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se janë në pritje të njoftimeve për situatën nga zyrtarët komunalë të zgjedhjeve. Për shkak të situatës në veri, është thirrur mbledhje e KQZ-së.
Ai ka thënë se zyrtarët kanë shkuar në zyrat e tyre të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, nën përcjelljen e Policisë, por ushtrimi i detyrës zyrtari s’ka qenë i mundur.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, ka deklaruar Elezi.
Më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash në këto komuna. Në zgjedhje nuk do të marrë pjesë Lista Serbe e cila ka udhëhequr me komunat deri në dorëheqjen kolektive, pas vendimit të Qeverisë për ndëshkim të pronarëve të veturave me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

“E ke dorëzuar Kosovën”, “Jo ultimatumit, jo kapitullimit”, mesazhet e opozitës për Vuçiqin

Molliqaj: Asociacionin e bën Kurti, të bëhemi bashkë për protesta

Kurti tregon 6 kushtet për pranimin e Asociacionit

Deputetja e VV-së liston serbët që vranë 10 shqiptarë në veri në vitin 2000, opozita e duartroket

Lista Serbe i çon letër QUINT-it pas vendimit të Qeverisë për shpronësimin në Leposaviq

KGJK-ja kërkon nga Avokati i Popullit që ta çojë Ligjin për Paga në Kushtetuese

Kurti-opozitës: Ju keni qejf t’ua themeloj “Zajednicën”, por kjo nuk mund të bëhet

Aleks Vishaj, “mbreti i TikTokut” që po sfidon Britaninë e Madhe

Blinkeni e Cholleti flasin me Vuçiqin e Daçiqin për dialogun me Kosovën

Vuçiqi: Po kërkohet të mos e kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

16 vjet nga propozimi i Planit të Ahtisarit
