Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar që të lirohet personi që e goditi me grusht në protestën e së mërkurës.
Ai deklaroi se sulmuesi duhet të lirohet pasi siç u shpreh ai, autori i sulmit është Edi Rama.
Sali Berisha ka kërkuar lirimin e Gent Shehut, 31-vjeçarit i cili e goditi me grusht në protestë.
“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një Samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës”, deklaroi Berisha.
Berisha u gjakos në Tiranë derisa po ecte me sigurimin dhe përkrahësit e tij. Sulmuesi u rrah nga përkrahësit e Berishës, derisa u dërgua në selinë e PD-së, e më pas në Polici.