Arbëri

Vuçiq: Me mikun tim biseduam për ‘Ballkanin e Hapur”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram bashkë me kryeministrin e Shqipërisë dhe nikoqirin e Samitit të Ballkanit Perëndimorë dhe BE-së, Edi Rama.

Pranë njëri-tjetrit, Vuçiq thotë se me Ramën kanë biseduar për “Ballkanin e Hapur”.

“Kam biseduar me mikun tim @ediramaal për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Vuçiqi njëherë ka deklaruar se nuk do të shkojë këtë Samit për shkak të emërimit të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim. Më vonë ai ka deklaruar se do të marrë pjesë, por këtë do ta bëjë për shkak të interesave të Serbisë.

Rama në anën tjetër ishte shprehur i bindur se Vuçiqi do t’i përgjigjej pozitivisht ftesës për Samit.