Arbëri

Trajkoviq: Ka nisur humbja e kontrollit të plotë të Vuçiqit mbi serbët e Kosovës

 

Rada Trajkoviq, që është zgjedhur këshilltare e ministrit të ri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se angazhimi i saj dhe i Rashiqit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë diskutohet në dialogun mes dy shteteve. Ajo ka përsëritur se ky është vetëm fillimi i largimit të kontrollit të plotë të Aleksandar Vuçiqit mbi serbët në Kosovë.

“Vetë përfshirja jonë në Qeverinë e Kurtit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë po diskutohet, duke marrë parasysh se është temë tërësisht e mbyllur jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që preken direkt nga kjo, përkatësisht serbët në Kosovë. Lista Serbe ishte e kënaqur me atë që presidenti thotë dhe atë që presidenti e di”, ka thënë Trajkoviq në “N1” të hënën.