Lajçak: S’kemi kohë për të humbur, të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve

Lajçak: S’kemi kohë për të humbur, të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i lumtur që ka ardhur në Prishtinë dhe jo për t’u marrë me kriza.
Ai ka thënë se që nga qershori kanë qenë në krizë të vazhdueshme duke vendosur vazhdimisht afate.
Lajçaku ka thënë se duhet të investojnë kohën në diskutime dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse ka ardhur në Kosovë.
Ka thënë se duhet të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm në proces.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë brenda pak javësh. Nuk kemi kohë për të humbur. Gjithashtu kemi folur edhe për situatën në veri. Po ashtu edhe për çështjen e energjisë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se nuk mund ta japë afate se kur mund të arrihet marrëveshja mes dy vendeve dhe se kjo varet nga angazhimi dhe puna e Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak u shpreh më pas nëpërmjet Twitterit se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planet për të ardhmen ishin ndër temat që u diskutuan me kryeministrin Kurti.
“Shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar rreth situatës në veri dhe energjinë”.
Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me Kurtin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë ku do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti.
Lajçak ka qëndruar një ditë më herët në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në takim, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Lajçaku zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.
Nuk është paralajmëruar nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.
Lajçaku sot në Kosovë
Kryeministri, Albin Kurti, do të takohet sot (e martë) me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Lajçak gjatë të hënës së 5 dhjetorit ishte në Serbi, ku u takua me presidentin e serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se me Vuçiqin ka diskutuar për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hoti: Marrëdhënia me SHBA-në është ekzistenciale për Kosovën

Kastrati: Tensionimi i marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së nga Kurti është tradhti kombëtare

Kritikohet neni në Kodin Penal që ndalon vetëm në “online” mohimin e gjenocidit

Abdixhiku: Kosova po zbrazet, nuk ua kemi borxh politikanëve që e kanë përfundim theqafjen

Të mbijetuarit e masakrës në Rugovë tregojnë tmerrin, kërkojnë që kryesit të vihen para drejtësisë

Tejkalime në qiratë e banimit për ambasadorët, ankesa për standarde të dyfishta

Osmani për të vrarët e Masakrës në Rogovë: Ata përforcuan themelet e Kosovës

Zëri i të pagjeturve në muzeun e pafajësisë

Abazoviqi i jep mbështetje Kurtit në lidhje me Asociacionin

Petritsch: Plani franko-gjerman hap i rëndësishëm, Kurti s’mund t’i ikë Asociacionit

Krasniqi: Vendi në ditët më të vështira nga çlirimi, njerëzit duan të ikin
