Arbëri

Lajçaku të martën në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën do të jetë në Kosovë, ku do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin për vizitën e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit. Vizita është paralajmëruar për ora 9:00.

Lajçak ishte sot në vizitë në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në një postim në Twitter njoftoi se çfarë diskutoi me Vuçiqin.

“Në Beograd sot, kam biseduar rrugën para drejt normalizimit të marrëdhënieve si vazhdimësi e takimit të fundit në dialog me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne po ashtu kemi biseduar për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, për udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur”, ka shkruar Lajçak në Twitter.