Arbëri

Malcolm: Perëndimi nuk ishte asnjëherë i koordinuar në një strategji për Kosovën

 

Për pak muaj, Kosova shënon 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Serbia, jo vetëm nuk e ka njohur ende si shtet, por përtej disa marrëveshjeve të firmosura e pak të zbatuara, e gjithë përpjekja e saj është përqendruar se si të mos ketë një marrëveshje finale, si të zhbëjë njohjet e Kosovës dhe se si të pengojë anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë, shkruan A2news.

Sir Noel Malcolm, një prej studiuesve më të zëshëm të historisë së Ballkanit, autor i librit ‘’Kosova një histori e shkurtër” e sheh në faj Perëndimin për këtë situatë ku ndodhet sot Kosova.