Arbëri

Bajrami: LDK-ja s’do ta votojë buxhetin për vitin 2023, mund ta çojë në Kushtetuese

 

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Buxheti për vitin 2023 nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, raporton Ekonomia Online.

Bajrami ka thënë se buxheti as nuk është i shpërndarë si duhet e as nuk reflekton premtimet e Qeverisë, dhe ka shtuar se partia e saj LDK-ja nuk do ta votojë këtë buxhet.