Arbëri

Luzha tregon se përse janë të indinjuar qytetarët e Kosovës për rastin Haradinaj

Descriptive Text

Aktivistja e shoqërisë civile në Kosovë, Besa Luzha, e ka nisur e para me fjalim protestën që kërkon lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të indinjuar se si Serbia ngriti fletarreste mbi gënjeshtra, janë të indinjuar se si një vend mik siç është Franca të marrë parasysh ato urdharreste, si dhe me institucionet e Kosovës për ngathësi në trajtimin e këtij rasti.

“Dy herë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, ndërsa presim që të lirohet për herë të parë dhe të fundit”, ka thënë Luzha.

Image

Para masës ka folur edhe Mujë Rugova, ish-rektori i Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se Franca nuk po flet ashtu siç ka folur përgjatë historisë.

Ka shfrytëzuar rastin që të flasë edhe për demarkacionin me Malin e Zi.

“Mali i Zi duhet të tërhiqet në vijat që janë përcaktuar më parë. Të zhvlerësohet puna e komisioneve ad-hock që nuk kanë bërë matje po kanë bërë llogaritje matematikore”, ka thënë Rugova.