Sveçla: Janë suspenduar katër zyrtarët policorë për rastin e shtatzënës

Sveçla: Janë suspenduar katër zyrtarët policorë për rastin e shtatzënës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Prishtinës e ka zbatuar rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për suspendimin e katër zyrtarëve policorë lidhur me vrasjen e shtatzënës në oborrin e QKUK-së.
Sveçla ka shkruar në Facebook se të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim pena.
“Në takimin e mbrëmshëm të ftuar nga Presidentja, kam njoftuar se IPK është në fazën e fundit të hetimeve ndaj zyrtarëve policor që janë angazhuar në gjithë rastin e tashmë të ndjerës Hamide Magashi, veçanërisht për pjesën e zbatimit të Urdhërit Mbrojtës nga Stacioni Policor në Lipjan. Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale "Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar" dhe "Falsifikim i dokumentit zyrtar". Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim”, ka shkruar Sveçla.
IPK-ja ka rekomanduar të shtunën suspendimin e Komandantit të stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve. Inspektorati ka gjetur se lidhur me urdhër-mbrojtjen e shtatzënës, zyrtarët policorë kanë keqpërdorur pozitën dhe kanë falsifikuar dokument zyrtar.
Vrasja e shtatzënës – rekomandohet suspendimi i katër zyrtarëve policorë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e Komandantit të stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve lidhur me rastin e Sokol Halilit, vrasësit të gruas shtatzënë.
Inspektorati ka gjetur se lidhur me urdhër-mbrojtjen e shtatzënës, zyrtarët policorë kanë keqpërdorur pozitën dhe kanë falsifikuar dokument zyrtar.
“Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për 'Dhunë në familje' dhe 'Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës'. Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe Stacioni Policor Lipjan i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, "ka elemente të veprave penale 'Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar' dhe 'Falsifikimi i dokumentit zyrtar'".
Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues), thuhet në njoftim.
Ndërsa, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është informuar për hetimet që janë kryer dhe se “të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mot i vranët të hënën në Kosovë

Hoti: Marrëdhënia me SHBA-në është ekzistenciale për Kosovën

Kastrati: Tensionimi i marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së nga Kurti është tradhti kombëtare

Kritikohet neni në Kodin Penal që ndalon vetëm në “online” mohimin e gjenocidit

Abdixhiku: Kosova po zbrazet, nuk ua kemi borxh politikanëve që e kanë përfundim theqafjen

Të mbijetuarit e masakrës në Rugovë tregojnë tmerrin, kërkojnë që kryesit të vihen para drejtësisë

Tejkalime në qiratë e banimit për ambasadorët, ankesa për standarde të dyfishta

Osmani për të vrarët e Masakrës në Rogovë: Ata përforcuan themelet e Kosovës

Zëri i të pagjeturve në muzeun e pafajësisë

Abazoviqi i jep mbështetje Kurtit në lidhje me Asociacionin

Petritsch: Plani franko-gjerman hap i rëndësishëm, Kurti s’mund t’i ikë Asociacionit
