Maloku thotë se u sekuestruan rreth 30 vila në Brezovicë

Maloku thotë se u sekuestruan rreth 30 vila në Brezovicë
Ka vazhduar edhe të premten sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në Brezovicë.
Sekuestrimi është bërë në zonën e III-të të parkut “Sharri”.
Prokurori në rastin Brezovica, Rasim Maloku, ka thënë se rreth 30 vila janë sekuestruar të premten në zonën e tretë.
“Sekuestrimi i disa vilave dhe objekteve hoteliere që janë ndërtuar në zonën e tretë por që janë në kundërshtim me ligjet që ndërtojnë ndërtimin në këtë zonë, veçanërisht në planin hapësinor të parkut kombëtarë Sharri. Deri me tani janë sekuestruar rreth 30 vila, duke përfshirë edhe objektet hoteliere, tri që kanë qenë në ndërtim", ka thënë Maloku për KOHËN.
Vazhdon sekuestrimi i vilave në Brezovicë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur të premten se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë.
Sekuestrimi të premten po bëhet në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”.
“Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Emërtimi i fëmijëve, Krasniqi: Ka një përpjekje për t’u kthyer tek emrat fetarë

Lajçak paralajmëron takime të nivelit të lartë: Edhe Kosova ka pranuar në parim propozimin evropian

Mot i ftohtë edhe të martën në Kosovë

Bërnabiqi i reagon Trajkoviqit: Je turpi më i madh i popullit serb

Palokaj për propozimin evropian: S’është ambicioz, nuk përfshin marrëveshje gjithëpërfshirëse

Pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Kurti ngushëllon Erdoganin

Vuçiqi njofton për takimin me Lajçakun

LDK-ja: Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun, po shkakton mosbesim e mëdyshje

Lajçak në Prishtinë për propozimin evropian, insiston në themelimin e Asociacionit

30 ushtarë të FSK-së nisen në mision humanitar në Turqi

Krasniqi: Me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi
