Arbëri

Rada Trajkoviqi, këshilltare e ministrit të ri të Qeverisë Kurti

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, do të jetë këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq.

Këtë informacion për Media Center e ka konfirmuar vetë Rashiqi të enjten.

“Është e duhura për t'u emëruar sepse ka një përvojë dhe njohuri të shumta. Është e sigurt që mund të mësohet shumë prej saj dhe do të japë një kontribut të madh në punën e ministrisë. Përveç kësaj, ajo ishte një nga kandidatet në listë dhe kështu mori përgjegjësinë dhe pati guximin të ishte pjesë e listës së partisë sonë”, ka thënë Rashiq.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Rada Trajkoviq ishte në listën e Iniciativës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, por kjo iniciativë nuk fitoi vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe në fillim të nëntorit, në Kuvendin e Kosovës hyri Cvetko Veljkoviq, i cili ishte kandidat i kësaj iniciative. Por, dy ditë pas betimit, Veljkoviq u largua nga kjo Iniciativa Qytetare.

E Trajkoviq ka thënë për “Kosovo Online” se e pranon postin. Ajo ka thënë se veriu i Kosaovës është gjithmonë e më shumë “mendërisht me Milan Radoiçiqin dhe ata të Listës Serbe që e mbështesin ata”.

“Popullata serbe në gjithë zonën e Kosovës e M. tani do të trajtohet në mënyrë të barabartë”, tha Trajkoviq.

Qeveria e Kosovës e konfirmoi sot vendimin për emërimin e Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim. Këtë pozitë e kishte mbajtur Goran Rakiqi i Listës Serbe para dorëheqjes.