Motra e gruas e cila u vra mbrëmë para Gjinekologjisë në Prishtinë, ka thënë se dhëndëri i tyre (i dyshuari për rastin) vazhdimisht i ka kërcënuar të gjithë familjen me armë zjarri.
Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për mosveprim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, i dyshuari e ka vrarë gruan me armë me shurdhues, pas kokës.
“Një herë e ka qëlluar, e ka rrëzuar, e më pas e ka qëlluar edhe herë të tjera dhe e ka vrarë. Motra ka pasë sot me lindë”, ka thënë ajo.
Ajo tregoi më tej se dy javë pas martesës së motrës, kjo e fundit kishte treguar se burri i saj dhe familja e tij po ushtrojnë dhunë fizike. Ndërkohë ka kërkuar që ta kthejnë në familje, por ai nuk e ka lejuar duke e kërcënuar me armë vazhdimisht, tha ajo.
“Kur o martu për tre muaj ka pas telashe e dhunë, prej vjehrrës, burrit e krejtve. Më ka thirr telefon ma ka bo motër bëma një zgjidhje, hajde merrem ma shpejt se po më rreh. E ka godit me qyk të alltisë prapa kokës, e ka pasur trupin krejt pleh. Kemi shku me marr nuk na kanë lëshu. Është detyru me thirr motrën e vogël e me i thënë me ja bë një zgjidhje. Ka shku mes Policisë, qendrës sociale e gjykatës e krejtve. Ai prapë ka ardh o sill këtu”, ka thënë motra.