Arbëri

Rashiq, ministër i ri për Komunitete e Kthim

Nenad Rashiq - minister

Nenad Rashiq është emëruar ministër i ri i Kosovës për Komunitete dhe Kthim.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës.

Rashiq në këtë pozitë e ka trashëguar Goran Rakiqin, që ka dhënë dorëheqje.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.