Arbëri

Gërvalla kundërshtoi prezencën e Daçiqit në Londër, Kurti i qëndron pas

Kryeministri Albin Kurti ka treguar solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ai ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në Londër në konferencën që u mbajt lidhur me dhunën seksuale, duke theksuar se qëndron prapa asaj që ka thënë ajo.

“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar ai në Twitter.

Gërvalla të hënën ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër. Ajo aty mori shumë duartrokitje kur refuzoi të përgjigjej në pyetjen se “cilat janë mangësitë që ka identifikuar Kosova në raport me dhënien e ndihmës për viktimat e dhunës seksuale në konflikt” .

Ajo reagoi ashpër dhe tha se refuzon të përgjigjet kur në panelin para saj, për këtë temë, ishte ftuar të fliste Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë.