Arbëri

Afati për certifikimin e partive për zgjedhjet në Zveçan e Leposaviq, deri më 2 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit ka filluar më 26 dhjetor dhe do të përfundojë më 2 dhjetor.

“Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike/