Arbëri

Hajdari: 15 milionë euro vlera e rezervës shtetërore për vitin 2023

Descriptive Text

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi ka theksuar se rezerva shtetërore është rritur shumëfish më shumë, për vitin 2023 krahasuar me vitet paraprake.

Kjo rezervë sipas saj do të jetë në vlerë 15 milionë euro.

Ajo ndër të tjera ka thënë se Ministra e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka planifikuar që në vitin 2023 të emërojë 7 atashe ekonomikë.

Hajdari ka theksuar se diplomacia ekonomike do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm. Kjo sipas Hajdarit ka për qëllim promovimin dhe nxitjen e investimeve në Kosovë. / ksp