Arbëri

Humolli i pushtetit, pro nismës ligjore të opozitës për pensionet e policëve

 

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shqyrtuar dhe miratuar në parim Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Edhe pse nisma ligjore e PDK-së është kundërshtuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për, sikurse deputetët e opozitës, ka votuar deputeti i kësaj partie, Fatmir Humolli.