Historiani Durim Abdullahu ka treguar se si qëllimi i Perandorisë Austro-hungareze kishte qenë ta pushtonte Shqipërinë e Bosnjën. Ndonëse e kishte pushtuar Bosnjën në vitin 1908, Shqipërinë nuk arriti ta pushtonte shkaku i luftërave ballkanike. E pasi nuk e pushtoi e ndihmoi Shqipërinë ta shpallte pavarësinë e saj.
“Qysh në mesin e shekullit XIX u bënë shumë inspektime, e për fat të mirë, madje si rezultat i këtyre inspektimeve të konsujve e diplomatëve austro-hungarezë nëpër Shqipëri, lindën edhe tekstet e para, që janë bazë e studimeve albanologjike. Austro-Hungaria donte ta pushtonte Shqipërinë e Bosnjën. Bosnjën arriti ta pushtonte në vitin 1908, e po përgatitej ta pishtonte Shqipërinë, por luftërat ballkanike ia hodhën poshtë këto plane. Dhe meqë nuk arriti ta bënte pjesë të veten, e ndihmoi Shqipërinë të pavarësohej. Në histori të Perandorisë Austro-hungareze, historianët thonë se suksesi më i madh i diplomacisë së saj është themelimi i shtetit shqiptar. Nuk mund të thuhet se Austro-Hungaria e themeloi shtetin shqiptar. Nuk mund të themelohej po të mos kishte ide, vullnet politik e projekte nga vetë shqiptarët”, ka thënë Abdullahu në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka treguar se si Pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912, u shpall në një periudhë lufte, ku katër shtetet ballkanike – Mali i Zi, Greqia, Serbia e Bullgaria – i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane.