Arbëri

Rektori Qerimi: Plagjiatura duhet ndëshkuar, për këtë duhet përfshirë edhe ndërkombëtarët

Descriptive Text

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka thënë se javën tjetër do të formojë një grup për rishikimin e statutit të UP-së.

Ai ka thënë se plagjiatura duhet të ndëshkohet, e për këtë ai ka thënë se duhet të përfshihen edhe ndërkombëtarët. Qerimi është duke raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku po shqyrtohet projektligji mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

“Çështja e plagjiaturës është shumë e rëndësishme. Është një pështjellim që është duke e percjellur Universitetin e Prishtines. Kodi i Etikës është shumë i përgjithshëm, duhet të jetë më specifik. Unë parashoh që për situatat më të komplikuara të formohen komisione me profesorë ndërkombëtarë që kanë më shumë përvojë në çështjen e etikës”, tha Qerimi.

Sa i përket buxhetit, drejtori i Financave i UP-së, Ilir Hajdaraj, ka thënë se nuk janë marrë parasysh të gjitha kërkesat.

Buxheti për UP-në planifikohet të jetë 32.2 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar do te këtë rritje për 2 për qind, apo 490 mijë euro.

Deputetja Albena Reshitaj ka thënë se buxheti i planifikuar për vitin 2023 për UP-në është i fokusuar në investime kapitale, e jo në ngritjen e performancës në kërkime shkencore.