Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova që të ruajnë paqen dhe stabilitetin.
Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë mëngjesin e 22 nëntorit, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtyu zbatimin e fazës së dytë të vendimit për targat ilegale serbe për 48 orë, me kërkesë të SHBA-së.
Ai ka publikuar një video në Instagram ku thotë se u ka kërkuar serbëve të ruajnë paqen.
"Ne jemi me serbët tanë nga Kosova. Ne vetëm kërkuam që të jenë të kujdesshëm, të jenë të qetë, të ruajnë paqen dhe stabilitetin, t'i përgjigjen arrogancës së të tjerëve ashtu siç përgjigjen gjithmonë njerëzit e denjë. Ne vetëm duam të mbrojmë veten dhe asgjë më shumë”, ka thënë Vuçiq.
Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe.