Sekratari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është i zhgënjyer që nuk është arritur marrëveshja për targa mes Kosovës dhe Serbisë.
Stoltenberg ka njoftuar në Twitter se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell për këtë çështje.
Ai ka bërë thirrje të evitohen përshkallëzimet.
“Fola me Josep Borrellin. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur zgjidhja e mosmarrëveshjes për targa. Tash është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO_KFOR mbetet vigjilente”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Borrell: NATO e BE-ja mbesin të koordinuara edhe në terren
E për bisedën ka shkruar edhe Josep Borrell.
“Kam njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për zhgënjimin nga takimi i sotëm i nivelit të lartë i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga BE-ja. Përshkallëzimi duhet të evitohet. BE-ja dhe NATO mbesin të koordinuara, po ashtu edhe në terren. EULEX-i po monitoron nga afër”, ka shkruar Borrell në Twitter.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.