Arbëri

Rriten çmimet e banesave në Kosovë, trendi nuk pritet të ndalet

 

Çmimet e banesave në Kosovë por edhe çmimet e qirave janë rritur rreth 25 për qind, rritje kjo e cila pritet të vazhdojë.

Në Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës dhe agjencitë e patundshmërisë, thonë se rritja e çmimeve të shitjes dhe qirave të banesave ka ndodhur për shkak të inflacionit dhe rritjes së materialeve ndërtimore. Ata madje theksojnë se kjo rritje e çmimeve të materialeve ndërtimore është pothuajse 100 për qind në krahasim me vitin 2020.