Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka pyetur Qeverinë se çfarë pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm kur, sipas tij, në mesin e nëntorit kanë filluar reduktimet në zona të ndryshme.
Mustafa thekson se reduktimet e energjisë elektrike kanë nisur qysh tani veçanërisht jashtë qendrave urbane.
“Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt? Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike? A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Reduktime të energjisë elektrike janë paralajmëruar për në dimër si nga Qeveria ashtu edhe nga KEDS-i.