Arbëri

Mogherini: Ratifikimi i demarkacionit zhbllokon procesin e liberalizimit të vizave

 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka porositur udhëheqësit politikë në Kosovë se është koha e fundit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, proces i cili, sipas saj, do të zhbllokojë procesin e liberalizimit të vizave.

Mogherini në konferencën për media së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, ka përsëritur se Kosova ka pasur dy kushte për liberalizimin e vizave. Kushti i parë ishte luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kushti i dytë ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.