Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Blerim Rexha, deklaroi se ndonëse është rritur ndër vite buxheti i Kosovës, ai i Universitetit të Prishtinës nuk ka shënuar rritje.
Ai deklaroi në DESKU-n e KTV-së të enjten se ka kryer një analizë me statistikat që nga viti 2007 rreth buxhetit të UP-së dhe rënies së tij
“Kam bërë analizë të buxhetit që nga 2007-a. Kam tërhequr një paralele dhe nga kjo shihet se buxheti i Kosovës është katërfishuar në vitet e fundit. Në ndërkohë, buxheti i UP-së sillet rreth 32 milionë euro. Në 2007-n sillej rreth 3.4 për qind të buxhetit total për UP-në, tash 1.11 për qind”, deklaroi ai.
Sipas Rexhës, ky buxhet është i pamjaftueshëm që të mbahet pozita aktuale e renditjes në listat ndërkombëtare.
“Si ka mundësi të rritet buxheti i Kosovës, ndërsa i UP-së të mos shumëfishohet. Si zhvillohet Kosova, pa u zhvilluar UP-ja. Duhet të ndryshohet trendi i buxhetit të UP-së”.