Arbëri

KQZ-ja tregon sa kanë afat subjektet politike të aplikojnë për zgjedhjet në veri

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar afatin për aplikim të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

KQZ-ja ka njoftuar partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.