Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka shprehur solidaritet dhe mbështetje të plotë Polonisë pas pretendimeve se raketat ruse ranë mbi territorin e tyre të martën.
Përmes një shkrimi në Twitter, Rama ka thënë se janë të shqetësuar me lajmet për shpërthimet në Poloni.
“Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë”, ka shkruar ai.
Shqipëria është vend anëtare e NATO-s, ashtu sikurse Polonia.