Arbëri

Liberalizimi i vizave jo më vonë se 1 dhjetori i 2023-tës

 

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, propozimi i Çekisë është në të ashtuquajturën procedurë të heshtur dhe nëse asnjë vend anëtar nuk do të ketë vërejtje deri më 16 nëntor në orën 14:00, atëherë do të kalojë për miratim tek ambasadorët e vendeve anëtare. Nëse do të ketë shtyrje të sistemit ETIAS, liberalizimi gjithsesi do të nisë në dhjetor 2023

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është bërë gati dhe mund të miratohet deri në fund të këtij viti, por hyrja në fuqi do të lidhet me zbatimit e sistemit ETIAS më 1 nëntor të vitit të ardhshëm dhe më së voni 1 dhjetor të atij viti.

Kjo del nga propozimi final që ka bërë Presidenca Çeke pas diskutimeve që ishin zhvilluar në grupin punues për vizat të enjten në Bruksel, ku nuk kishte parë konsensus të plotë, por kishte pasur përafrim të qëndrimeve.