Arbëri

Daçiqi kërkon caktimin e ri të kufijve me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një shkrim autorial në gazetën “Blic”, ka paralajmëruar se me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka hapur debatin e brendshëm serb rreth Kosovës, do të shikojë mundësinë për caktim të ri të kufijve në Kosovë, raporton agjencia e lajmeve FoNet, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Caktimi i kufijve, apo si do që ta quajmë. Çka është e serbëve e çka është e shqiptarëve. Një marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, kjo është e vetmja zgjidhje e përhershme e kompromisit, me një status të veçantë për kishat dhe manastiret tona dhe me Bashkësinë e komunave serbe në jug të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, nëse kjo gjë del të jetë e pamundshme apo e papranueshme, “nuk do të jem i palumtur, por do të përpiqem të jap kontributin në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe reale”, ka shtuar ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.