Arbëri

Të enjten disa zona rreth tetë orë do të mbesin pa energji elektrike

 

KOSTT ka njoftuar se të enjten nga ora 8:30 deri në orën 16:00 do të bëhet çkyqja e largpërçuesit 10kV në Shkabaj, që lidhë nënstacionin Kosova A me nënstacionin Vushtrria 2.

Sipas KOSTT, gjatë kohës së intervenimit, të gjithë qytetarët dhe institucionet që furnizohen me energji elektrike nga dalja 10kV Shkabaj, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.