Arbëri

Policia për dorëheqjet: Kemi kapacitete për menaxhim të situatës

Policia e Kosovës njoftoi se edhe gjatë së dielës ka pasur dorëheqje të punonjësve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Sipas komunikatës dërguar mediave, Policia tha se disa prej tyre i kanë dorëzuar pajisjet, për të vazhduar me kompletim të procedurave të tjera. Ajo bëri të ditur se ka kapacitete për menaxhimin e situatës së krijuar.

“Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do t'i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin policor.

Arsyetimi në fletëdorëheqjet e këtyre pjesëtarëve policorë tregon shkurtazi se është për arsye ‘personale e morale’.

“Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetim.

E nga policët është thënë se që nga e hëna nuk do të ketë më policë serbë në stacionin në Veri.