Arbëri

Shasha: Vuçiqi po krijon mjedis politik për të lëvizur drejt marrëveshjes franko-gjermane

 

Sipas drejtorit të Institutit EPIK, Demush Shasha, të gjitha lëvizjet e fundit në raportin Kosovë-Serbi janë përpjekje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të krijuar një mjedis të favorshëm brenda Serbisë që ai të portretizohet si shpëtimtar e për të lëvizur drejt planit franko-gjerman.

Duke komentuar situatën e fundit në veri, ku serbët njoftuan për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës, Shasha ka thënë se krijimi i “kësaj drame është shenjë e dobësisë”.