Arbëri

BE: Kosova ta themelojë Asociacionin e ta shtyjë vendimin për targa, serbët të kthehen në institucione

 

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta nisë menjëherë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave nga ato ilegale serbe në RKS. Ndërkaq serbëve të Kosovës u ka kërkuar që të kthehen në institucione.

Në reagimin për situatën e shkaktuar të shtunën, pasi serbët vendosën të largoheshin nga institucionet e Kosovës, në një deklaratë për media të shtunën vonë, Bashkimi Evropian ka thënë se “zhvillimet e fundit në raportet midis Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik shumë vjet punë dhe arritjesh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon e më gjerë”.