Arbëri

Bërnabiq u del në mbrojtje serbëve të Kosovës: Duan zbatim të marrëveshjeve, asgjë më shumë

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi që përfaqësuesit serbë në Kosovë të largohen nga institucionet e Kosovës, është në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe Marrëveshjeve të Brukselit.

“Me këtë, njerëzit tanë në Kosovë kanë thënë se jo vetëm që duan paqe, por se besojnë në sundim të ligjit dhe se besojnë në të gjithë partnerët ndërkombëtarë që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve të ndryshme gjatë vjetëve të fundit”, ka thënë Bërnabiq në një komunikatë për media, shkruan “Danas” të shtunën.