Arbëri

Ish-drejtori i IPK-së: Suspendimi i Gjuriqit vetëm do ta tensionojë situatën në veri

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, ka thënë se vendimi për ta suspenduar drejtorin e Policisë në veri, Nenad Gjuriq, vetëm do ta tensionojë situatën në atë pjesë të vendit.

Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV, Hoxha ka theksuar se të gjithë dëshirojnë që në veri të shtrihet sovraniteti, por sipas tij, para këtyre vendimeve duhet të merren parasysh rrethanat gjeopolitike në të cilat gjendet Evropa.