Arbëri

Tahiri: Vuçiqi nuk pati fytyrë të shkonte në Berlin

Edita Tahiri

Ish-krynegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë - Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet sot në kryeqytetin e Gjermanisë.

Sipas saj janë dy arsye pse Vuçiqi nuk po merr pjesë në samit.

“Vuciqi sot nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e procesit të Berlinit për dy arsye: e para një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një Samit që synon paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan, dhe arsyeja e dytë është që sot mori fund projekti hegjemon serb ‘Ballkani i Hapur’, ndërkaq definitivisht mbizotëroi procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas saj nisma “Ballkani i Hapur”, ka marr fund.

“Për ngarendësit e 'Ballkanit të hapur' që prodhoi një tandem të çuditshëm ‘Rama-Vuciq', tashmë mbaroi ky projekt i dëmshëm serbo-rus”.