Arbëri

Kërcënohet gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës

 

“Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese mes shumë atyre pozitive që ka marrë gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë, Kaltrinë Zeneli. Por ajo nuk e ka mendjen te kërcënimet.

Zeneli në emisionin “SOT” të KTV-së ka treguar se brenga e saj është që nuk ka asnjë informatë se çfarë ka ndodhur me personin që ia ka dërguar videon.