Arbëri

Ish-menaxherja e “Orendas” thotë se kishte dhënë dorëheqje për shkak të parregullsive që ndodhnin aty

 

Në qendrën për të moshuar “Orenda” ka pasur parregullsi, pakujdesi dhe kërcënime edhe para se të publikohej rasti i të moshuarës të mërkurën, ka thënë Viola Sahatçiu e cila në Facebook ka shkruar se ka punuar si menaxhere në këtë qendër.

Ajo ka shkruar se kjo qendër që nga fillimi “u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve”.