Arbëri

Ambasadori britanik dënon djegien e veturave të riregjistruara me targa RKS në veri

 

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar djegien e veturave të qytetarëve serbë që i kanë riregjistruar ato dhe kanë marrë targat RKS.

Në mëngjesin e të mërkurës është djegur një veturë tjetër në Zubin-Potok, veturë që ishte kthyer në targa RKS.