Arbëri

Çitaku: Kosova nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët

Nenkryetarja e PDK-se, Vlora Citaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova nuk është e kryeministrit, Albin Kurtit. Ajo përmes një postimin në Facebook të dielën ka shkruar se “Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpia jonë e përbashkët”.

Ka thënë se qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetshme.

“Opozita e mëhershme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërruar në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje. Nuk guxojmë të biem në atë grackë. Kosova e ëndrrave tona ka me u jetësu”, ka shkruar ajo.