Arbëri

Dugolli: Sjellja e Serbisë, konfirmim se nuk do marrëdhënie me Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, deklaroi se Serbia nuk e ka përnjëmend rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën, e sipas tij, kjo u konfirmua të enjten, kur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk u lejua “për shkaqe sigurie” të shkonte në Beograd.

Ai tha të enjten në DESKU-n e KTV-së se sjellja e Serbisë është tentim për të përfituar në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por që siç tha deputeti Dugolli, Serbia po gjen shkaqe për stagnim.

“Jemi në rrethana normale, vizitë e paralajmëruar më parë, por sjellja e Serbisë është një konfirmimi atyre që kemi thënë, se ata po tentojnë të përfitojnë në rrugëtimin e tyre për integrim në BE, por nuk është se e kanë përnjëmend që të rregullojnë marrëdhënien me Kosovën. Nuk e kanë përmend ta mbyllin kapitullin me Kosovën. Gjithmonë gjejnë shkaqe që të stagnojë procesi”, deklaroi ai.

Sipas deputetit të VV-së, Qeveria Kurti ka qenë e përgjegjshme dhe kurrë s’ka marrë vendime ad-hoc.