Javën e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit sezonal
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Vaksinimi kundër gripi sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit në QKMF-të e komunave.
Krahas vaksinimit kundër gripit sezonal, MSH-ja ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen edhe me doza përforcuese anti-COVID.