Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e martë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës ka rënë për një cent në krahasim me një ditë më parë, ndërsa i benzinës dhe i gazit vazhdon të mbetet i njëjtë.
Çmimi tavan i lejuar për produktin e naftës është 1.75 euro për litër, i benzinës 1.40 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i gazit 0.72 euro për litër.
Çmimet vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide 24 orë.