Arbëri

Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë për shkak të ardhjes së Gjukanoviqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërpritet qarkullimi i trafikut në disa segmente rrugore për shkak të ardhjes së presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Sipas njoftimit për media, kjo ndërprerje do të bëhet për një kohë të shkurtër për të mundësuar lëvizjen e eskortës dhe qëndrimit të delegacionit të Malit të Zi në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete. Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.