Arbëri

Samiti i ardhshëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbahet në Tiranë

Samiti i radhës i Bashkimit Evropian kushtuar Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur sonte nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në rrjetet sociale.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, më 6 dhjetor, për të konfirmuar angazhimin tonë të shtuar në atë rajon. Ballkani Perëndimor është një prioritet kryesor për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkroi Michel në Twitter.