Arbëri

Nxënësit i kualifikojnë shkollat si jo të sigurta: Jo të gjitha incidentet raportohen në Polici

 

Institucionet e arsimit parauniversitar janë vlerësuar si të pasigurta nga nxënësit. Bulizmi, dhuna fizike, ngacmimet seksuale e dhunimet, janë disa nga dukuritë negative që nxënësit thonë se ballafaqohen në objektet shkollore, që, sipas tyre, jo të gjitha këto raste raportohen në Polici. Për parandalimin e tyre kërkohet urgjentisht angazhimi i psikologëve.

Rreth dy javë pasi që ka filluar procesi mësimor, ndërkaq të hënën e kësaj jave është raportuar për një therje mes nxënësve në gjimnazin më të madh në kryeqytet “Ahmet Gashi”.

Drejtori i gjimnazit, Haxhi Metaj, ka thënë se kanë ndërmarrë masa ndaj rastit.