Arbëri

Rrecaj: Kushtëzimi i Francës për vizat s’është shqetësues, procedura merr pak kohë

 

Besfort Rrecaj, profesor i të drejtës ndërkombëtare, ka thënë se nuk e sheh me shqetësim raportimin se Franca ka kërkuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Rrecaj ka thënë të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se edhe nëse Franca e ka kërkuar një gjë të tillë, ky do të ishte një kusht i cili mund të plotësohet ndërkohë, derisa procesi i liberalizimit vijon.