Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku në Kosovë, takohet me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti do të takohet të enjten me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk është bërë e ditur nëse Kurti e Lajçaku do të mbajnë konferencë për media pas takimit.

Lajçaku herën e fundit në Kosovë ka qenë më 15 shtator.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë.

Dy ditë më parë Kurti ka biseduar për dialogun edhe me sekretarin amerikanë, Antony Blinken.